Një kapitull i ri, një vizion i ri - AutoPoint

Prej 35 vitesh, Hildin Komerc është pjesë e industrisë së ndërtimit – aty ku kemi ndërtuar stabilitet, besim dhe themele të forta. Sot, me krenari dhe emocion, njoftojmë zgjerimin e investimeve tona korporative në një drejtim të ri biznesi.

Familjes sonë po i bashkohet Hildin AutoPoint – angazhimi ynë i ri i shërbimeve për industrinë automobilistike. Kjo industri është sfiduese, këmbëngulëse dhe çdo ditë lidhet me mijëra njerëz. Ne besojmë se, ashtu siç fituam besimin e plotë në ndërtimtari, po ashtu Hildin AutoPoint do të bëhet simbol i sigurisë, cilësisë dhe profesionalizmit për çdo klient.

Deri tani kurrë nuk kemi vendosur firmën tonë mbi diçka që mund të lëkundë besimin e njerëzve mbi markën tonë, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të gjitha investimet tona.
Me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë, besojmë se me mbështetjen tuaj, suksesi është i pashmangshëm.

Traditë në besim, e ardhme në cilësi.

Shpërndajeni në