Më 20 Dhjetor 2022, Dhoma Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) ka shpallur kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kompanitë sipas OEMVP analizohen në disa segmente: Fuqia (Qarkullimi vjetor), Suksesi (Fitimi neto), numri i punonjësve, ROE (Kthimi i kapitalit), Investimet më të mira, Kompanitë kryesore me partneritetet më të suksesshme dhe Top 5 kompanitë më të mëdha.
Ne u përzgjodhëm si kompania me rritjen më të madhe në 3 vitet e fundit.
Të pranishmëve iu drejtua kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra, i cili ndër të tjera tha: “Këto arritje të përbashkëta duhet të jenë nxitje e përgjithshme për të gjithë sfidat dhe sukseset tona të përbashkëta. Rezultati juaj është edhe rezultati jonë dhe i gjithë shtetit. Jam i lumtur për sukseset tuaja dhe t’i festojmë sukseset tona në përgjithësi” tha Qyra.